
Ekonomia e Kinës është drejt ngadalësimit, diçka që shqetëson të gjithë botën. Zyra e statistikave njoftoi se rritja ekonomike për vitin 2018 zbriti në 6,6%, çka është norma më e ulët prej vitin 1990, kur shteti vuante nga sanksionet për shkak të ngjarjeve në sheshin Tiananmen.
Në tremujorin e fundit rritja u ndal në vetëm 6.4%, tremujori i tretë radhazi në zbritje, duke ngritur shqetësimin e të gjithë investitorëve nga frika e ndikimit në ekonominë botërore. Gjatë Korrikut, Kina ndërmori një sërë masash për të stimuluar ekonominë, por që nuk arritën të ndalin tendencën. Sipas ekspertëve, tarifat amerikane mbi eksportet kineze kanë pasur një ndikim të madh në besimin ndaj ekonomisë kineze.
Por Kina vuan edhe në aspektin demografik. Vitin e kaluar u regjistruar numri i lindjeve më i ulët që prej vitit 1980, kur hyri në fuqi politika e të pasurit vetëm një fëmijë. Megjithatë, numri i popullsisë vijoi të rritet, duke u plakur. Rritja do të vijojë deri në 2029, në 1,442 miliardë njerëz. Pas kësaj, efektet e zvogëlimit dhe plakjes së popullsisë do të ndihen më tepër edhe në ekonomi, prej ndikimit në forcën punëtore. (A2 Televizion)