Kina nis evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 08:10 | Bota
Kina nis evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina

Kina ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina, thanë mediat shtetërore vendase. Rreth 400 studentë me bazë në qytetin-port të Detit të Zi të Odessas dhe 200 të tjerë nga kryeqyteti Kiev, u larguan nga vendi të hënën, ndërsa 1000 qytetarë të tjerë pritet të evakuohen në vendet fqinje, të martën.

Planet për fluturime charter për të nxjerrë qytetarët kinezë u ndaluan gjatë fundjavës, pasi luftimet u intensifikuan dhe ambasada kineze në Ukrainë njoftoi për rreziqet e sigurisë.

CNN raporton se ndryshe nga shtetasit nga shumë vende të tjera, shtetasit kinezë në Ukrainë nuk morën udhëzime për t'u larguar nga vendi, përpara se të fillonte pushtimi rus. Përpara sulmit të Rusisë, zyrtarët kinezë kundërshtuan paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se një lëvizje agresive nga Moska, ishte e pashmangshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, mbrojti të hënën qasjen e Pekinit, duke thënë se ministria dhe Ambasada Kineze në Ukrainë "lëshuan paralajmërimet përkatëse të sigurisë në kohën e duhur".

Sipas mediave shtetërore, në Ukrainë janë rreth 6000 shtetas kinezë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos