Kina: Nuk kemi plane konkrete për të marrë asetet energjetike ruse

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 09:34 | Bota
Kina: Nuk kemi plane konkrete për të marrë asetet energjetike

Gjiganti kinez i naftës dhe gazit CNOOC thotë se nuk ka plane konkrete për të rimarrë investimet ruse në energji që janë braktisur nga firmat perëndimore pas pushtimit të Ukrainës.

Telegrafi raportoi së fundmi se Shell ishte në bisedime me CNOOC për të shitur një aksion në një fushë masive të gazit natyror të lëngshëm në Rusi.

Por shefi i financave të CNOOC, Xie Weizhi, i tha Reuters se: “Aktualisht, konflikti Rusi-Ukrainë është në një fazë komplekse. Ne jemi duke monitoruar situatën dhe nuk kemi ende ndonjë plan apo veprim konkret”.

Ai shtoi se nuk ishte e qartë se si bizneset perëndimore do të shkëpusnin investimet e tyre, pasi ata do të duhej të merrnin miratimin nga Rusia për ta bërë këtë.

"Ne nuk e kuptojmë se si investitorët madhorë globalë do të largoheshin nga Rusia, pasi kjo në vetvete do të kishte nevojë për miratim nga vendi pritës", tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos