All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Kina përdor të dhënat”, KE ndalon stafin që të mbajnë TikTok-un në pajisjet e tyre

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 14:08 | Bota
“Kina përdor të dhënat”, KE ndalon stafin që
All - Paragraf - 1

Anëtarët e stafit që punojnë në Komisionin Europian janë urdhëruar që ta heqin aplikacionin TikTok nga celularët e tyre dhe nga pajisjet e korporatës.

Komisioni, këtë vendim të marrë së fundmi e argumentoi si një masë për të mbrojtur të dhënat dhe për të rritur sigurinë kibernetike.

All - Paragraf - 3

TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është përballur me akuzat se “vjel” të dhëna personale nga përdoruesit e tij dhe ia dorëzon qeverisë kineze. Nga ana tjetër, vetë TikTok këmbëngul se nuk operon ndryshe nga platformat e tjera sociale.

Qeveri dhe zyrtarë në Europë dhe SHBA kanë marrë hapa të ngjashëm për të limituar përdorimin e aplikacionit nga punonjësit me frikën se të dhënat mund të aksesohen nga Pekini.

Ndërkohë, rregulli i ri për stafin e KE-së, i detyron ata që të mos e përdorin TikTok-un as në pajisje personale në të cilat kanë të instaluara aplikacione zyrtare.

All - Paragraf - 6

Sipas të dhënave të bëra publike nga KE, organi ekzekutiv i BE-së numëron rreth 32 000 punonjës të përhershëm dhe me kontratë. Ata duhet ta heqin aplikacionin sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se 15 marsi.

Për ata që nuk respektojnë afatin e caktuar, aplikacionet e korporatës, si emaili i Komisionit dhe Skype për Biznes, nuk do të jenë më të disponueshme. TikTok tha se vendimi i KE-së bazohej në ide të gabuara për platformën e tij.

"Ne jemi të zhgënjyer me këtë vendim, i cili besojmë se është i gabuar dhe i bazuar në keqkuptime themelore", tha një zëdhënës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/19/ky-eshte-rrjeti-social-qe-ju-vjedh-me-shume-te-dhena-personale-se-cdo-platforme-tjeter/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos