Shkoi të kontrollonte themelet e pallatit, zbuloi se ishin me tulla

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 10:20 | Bota

Ndërsa tërmetet në Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të mëdha në shumë provinca, qëndrueshmëria e ndërtesave në të gjithë vendin filloi të vihej në dyshim.

Shumë qytetarë kërkuan një ekzaminim të imtësishëm për t’u bindur në lidhje me garancinë që u japin ndërtesat e tyre.

Një video e xhiruar në Batman u bë virale, ku shfaqej një qytetar, i cili ngeli i shtangur nga ajo që zbuloi, teksa po përpiqej të kontrollonte themelet e godinës së tij.

Ai zbuloi se kolonat ishin me tulla dhe aspak me beton, sikurse duhet të jenë, e megjithatë ia kishte arritur “të qëndronte në këmbë”, pa u shembur.

Kujtojmë se tërmetet e 6 shkurtit në Turqinë juglindore shkaktuan mbi 45 mijë të vdekur në Turqi e Siri, shumica e të cilëve humbën jetën si pasojë e ndërtimeve të dobëta të godinave ku banonin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/22/pse-shtepite-e-ndertuara-me-tulla-zjarri-ne-vitet-80-i-mbijetuan-termetit/
https://a2news.com/2023/02/18/godina-40-vjecare-qe-nuk-ka-as-edhe-nje-carje-nga-termeti-ka-befasuar-ekspertet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos