Kishat mesjetare të Lalibelas në rrezik, rebelët në Etiopi marrin kontrollin e qytetit të UNESCO-s

Nga A2 CNN
6 Gusht 2021, 11:37 | Bota

Rebelët e rajonit verior Tigray në Etiopi morën kontrollin e qytetit Lalibela, që mbrohet nga UNESCO pasi konsiderohet trashëgimi botërore. Lalibela, ku gjenden 11 kisha të shekullit të 12 dhe 13-të të gdhendura në shkëmbinj, është vend i shenjtë për miliona të krishterë ortodoksë.

Banorët janë larguar përpara mbërritjes së rebelëve, theksuan disa zyrtarë lokalë për BBC.

Mijëra janë vrarë që kur shpërtheu lufta nëntorin e kaluar. Luftimet po përhapen në shumë rajone të Etiopisë, duke detyruar milionë vetë të zhvendosen. Forcat rebele të Tigray dhe ushtria e Etiopisë kanë shkëmbyer akuza për abuzim me të drejtat e njeriut dhe krime lufte.

OKB dhe Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje palëve që të respektojnë trashëgiminë kulturore në Lalibela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos