
Një agjenci private sigurimesh në Durrës ishte shndërruar në një “strofull” ku shitej kokainë dhe kanabis, në doza, për rrjedhojë Policia ka vënë në pranga 3 persona. Një prej të arrestuarve është edhe pronari i kësaj agjencie. Nga sa bëhet e ditur, uniformat blu kanë arrestuar Ermand Bejdo 37 vjeç (pronari), Edmond Mehmeti 41 vjeç dhe Alen Gjyzeli, 19 vjeç, të tre banues në lagjen nr. 14, Durrës
Referuar burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë kontrolleve në agjenci, u gjetëm kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash (në lekë dhe në euro) e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre, 1 peshore elektronike, 1 përforcues grushti (që iu gjet Alen Gjyzelit) dhe 3 celularë. (A2 Televizion)