
Një person është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Elbasanit në orët e mbrëmjes së të dielës i plagosur me thikë.
Bëhet e ditur se personi i plagosur është shtetasi me iniciale K. C., rreth 30 vjeç. Nga të dhënat e para, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve të saj. (A2 Televizion)