
Policia në Durrës ka vënë një pranga një grua e cila kishte përshtatur lokalin e saj për shitjen e drogave të forta. Bëhet e ditur se në pranga është vënë A. S., 46 vjeçe.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin e saj, u gjet dhe u sekuestrua sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.
46-vjeçarja akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim droge". (A2 Televizion)