Kjo është mënyra virale për të qëruar vezën tuaj në 2 sekonda, pa shumë mundim (VIDEO)

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 15:36 | Lifestyle
Kjo është mënyra virale për të qëruar vezën

Nëse ju pëlqejnë vezët e ziera fort, atëherë pak minutat që do të kaloni duke lexuar këtë artikull mund të jetë investimi më i mirë i momentit për ju. Dhe kjo sepse, më në fund, gjetëm formën e duhur për të qëruar vezët e ziera, në mënyrë që procesi të bëhet i lehtë dhe të mos ju shqetësojë më. Sidomos në rastin kur një vezë nuk qërohet fare, sepse "është e freskët".

Deri më tani, ne kemi ditur për disa " truke ". Në një nga më të njohurat i vendosim vezët në ujë me akull, menjëherë pasi i kemi zier, për të lehtësuar procesin. Kjo funksionon, por jo në të gjitha rastet.

Ndoshta mënyra më e mira dhe më e lehta, e cila në fakt kërkon vetëm dy sekonda na u mësua në TikTok. Gjithçka që ju nevojitet është një lugë, e cila gjendet në çdo shtëpi.

Në videon, e cila u ngarkua nga një përdorues i TikTok dhe u ripostua menjëherë nga mijëra të tjerë, e shohim atë duke trokitur butësisht sipër dhe fund të vezëve me një lugë përpara se t'i vendosë në tenxhere për t'u zier. Kur i godet, dëgjohet një “klik” i vogël. Kjo është e mjaftueshme për të thyer membranën e brendshme të vezës, e cila mbron vezën, parandalon avullimin e lëndëve ushqyese të saj dhe është përgjegjëse për faktin se më vonë qërimi bëhet "ferr".

(A2 Televizion)

https://www.tiktok.com/@vessys_gourmet_kitchen/video/7223187551748934958

A2 CNN Livestream

Latest Videos