Kjo foto e re konfirmon se Shakira dhe Lewis Hamilton janë zyrtarisht çifti më i ri?

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 09:46 | Showbiz

Lewis Hamilton dhe Shakira kanë publikuar pamje duke bërë sërf, duke ringjallur thashethemet për lidhje.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, secili prej tyre është vetëm. Megjithatë, fansat syshqiponjë arrijnë ta kuptojnë, se bëhet fjalë për të njëjtin vend.

Kohët e fundit, Hamilton dhe Shakira janë parë shumë shpesh së bashku. Fillimisht, shumë menduan se njohja e tyre ishte thjesht miqësore. Megjithatë me kalimin e kohës, zërat janë shtuar për një raport në çift mes tyre.

Duket se një dashuri e re po lind mes 2 yjeve...

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos