
Inteligjenca Artificiale (AI nga Artificial Intelligence) po hyn në jetën tonë çdo ditë e më shumë, duke shkaktuar një shqetësim të madh për aftësitë që paraqet, pasi tashmë është në një pikë ku krijimet e saj, si imazhe, video dhe madje edhe këngë, në disa raste janë të pakuptueshme që nuk janë produkt njerëzor!
Së fundmi është publikuar një këngë e titulluar "Heart on My Sleeve", e cila huazon zërat e Drake dhe The Weeknd. Jo vetëm kënga, por edhe fakti që u ngarkua në shumë platforma si Spotify shkaktoi reagime të forta në rrjet.
Kënga u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale, duke mbledhur miliona shikime. Kënga u publikua nga një përdorues anonim “Ghostwriter977” ku shkruante: "Unë kam qenë një shkrimtar fantazmë për vite dhe nuk jam paguar pothuajse për asgjë”. Pikërisht nga këtu lindin debatet. Si mund të publikohej një këngë e tillë pa marrë miratimin nga vetë këngëtarët, autori mund të jetë një amator me një mllef që do e shkatërrojë Hip-hopin, si edhe do mbjellë mosmarrëveshje në industrinë e muzikës. Të gjitha të panjohurat e bëjnë të domosdoshme që industria të veprojë shpejt. Si do të zgjidhen çështje të tilla?
Beteja është në fillimet e saj, por do të jetë në dorën e gjykatave të vendosin se çfarë përbën një shkelje të ligjit në këto platforma, kush përfiton dhe sa para mund merret nga ajo.
Mundësitë e pafundme të inteligjencës artificiale kërkojnë mbrojtje të hekurt për të drejtat e autorit që shkojnë edhe më tej se rregullat që ekzistojnë aktualisht në industri. (A2 Televizion)