Kllouni i tmerrshëm i filmit horror shitet më shumë sesa një Ferrari

Nga A2 CNN
1 Korrik 2023, 15:42 | Showbiz

Ka pjesë që koleksionistët i kërkojnë pa pushim. Vitet kalojnë dhe ka nga ata që vendosin të mbledhin lloj-lloj elementësh të periudhave historike, veçanërisht të fokusuara në produktet kulturore dhe të kohës së lirë: videolojëra, muzikë, kinema...

Dhe ajo që sapo ka ndodhur në një ankand na ka lënë pa fjalë, pasi bëhet fjalë për kllounin mitik nga “Poltergeist”, një nga filmat horror më të mirë në histori.

Një person ka paguar një shifër vërtet të çmendur: 656 250 dollarë (rreth 600,000 euro). Bëhet fjalë për një shumë me të cilën mund të blesh një Ferrari 812, ndër të tjera.

Duke parë shifrat, të paktën shpresojmë që blerësi të mos ketë probleme me të gjatë natës... (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/30/filmi-i-ri-horror-qe-po-tmerron-shikuesit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos