Kim për Kanye West: Do të bëja gjithçka për ta kthyer njeriun me të cilin u martova

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 22:12 | Showbiz

Kim Kardashian ka shprehur së fundmi trishtimin dhe zhgënjimin e saj të madh për ndryshimet drastike që i kanë ndodhur ish-bashkëshortit të saj, Kanye West .

Në një video të shkurtër të publikuar për një episod të ardhshëm të reality show-t “The Kardashians”, themeluesja e SKIMS flet me motrën e saj, Khloe, për ndjenjat për ish-bashkëshortin e saj reper.

Kur Khloe e pyeti nëse ishte mirë, Kim u përkul dhe bërtiti se "nuk është mirë".

Kim po qante mbi supet e motrës së saj. "Unë thjesht nuk mundem ," thotë ajo e përlotur.

“Ai është shumë i ndryshëm nga personi me të cilin u martova ”, shpjegoi Kim. “E kam dashur dhe e mbaj mend. Do të bëja gjithçka për ta rikthyer atë fytyrë ”, shton ajo.

Është ndjenja më e vështirë të shohësh dikë që e ke dashur vërtet dhe të kesh një familje me të, të jetë kaq i ndryshëm nga personi që ke njohur. Ndonjëherë më duket sikur ai ka prekur fundin...I thoja vetes ‘jepi mundësi tjetër.’ Por tani nuk e kam më atë energji”,  tha Kardashian.

Çifti finalizoi divorcin e tyre në mars 2022 pas gjashtë vitesh martesë.

Ish-çifti nisën të dilnin bashkë në vitin 2011 dhe mirëpritën vajzën e tyre të parë, North (e cila tani është 10 vjeç), në qershor 2013. Më pas ata u martuan në vitin 2014 dhe zgjeruan familjen e tyre, nëpërmjet amësisë surrogate dhe u bënë me tre fëmijë të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos