
Kylian Mbappe nuk është unik në llojin e tij. Në Francë është zbuluar një talent 11-vjeçar, i cili ka karakteristika të përafërta si dhe të njëjtin emër e mbiemër me yllin i Paris Saint Germein.
Kylian Mbappe i vogël, luan me Rosi-onbri, klubi i parë nga ku ka marrë famë edhe Pol Pogba. Mbappe, është një tifoz i parisienëve dhe ëndërron që një ditë të luaj përkrah Mbappe-s së madh në skuadrën e parë.
Drejtuesit e kampionëve të Francës janë duke vëzhguar me kujdes rrugëtimin e djaloshit për të cilin flitet se është në hapat e duhur për tu bërë një yll botëror. (A2 Televizion)