
Jürgen Klopp ishte në humor në konferencën për shtyp që dha në “Media Day”-n e Liverpool në prag të finales së Champions League.
Trajneri gjerman ironizoi deklaratat e Guardiolës, i cili para disa ditësh tha se preferonte të fitonte kampionatin anglez përpara Champions League.
“Ai thotë kështu sepse ka vite që nuk luan një finale”, u shpreh Klopp duke qeshur.
Më tej, gjermani e lavdëroi ish-trajnerin e Barcelonës: “Është më i miri në botë dhe meriton çdo lavdërim që i bëhet. Unë them se Champions-i është më i rëndësishëm pasi kam ende mundësi që ta fitoj, ndërsa kampionatin e kam humbur”.
Manchester City i Guardiolës fitoi kampionatin anglez me vetëm 1 pikë më shumë sesa Liverpool, ndërkohë që u eliminua nga Tottenham në çerekfinalet e Champions. (A2 Televizion)