All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Klosi, qershia mbi tortë”, Balluku: 4 bashkitë e Dibrës u fituan në mënyrë plebishitare

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 14:29 | Politikë
All - Paragraf - 1

Katër bashkitë e Dibrës janë fituar në mënyrë plebishitare për drejtuesen politike të këtij qarku, Belinda Balluku.

Në një intervistë të dhënë për gazetarin Armand Bajrami, ministrja Balluku u shpreh ndër të tjera se për PS-në, qershia mbi tortë ka qenë Klosi. Kjo bashki sipas saj, ka qenë një bastion i djathtë që “mbahej peng” nga Partia Demokratike.

All - Paragraf - 3

“Jemi shumë të lumtur sepse këta kryetarë bashkie do të përfaqësojnë të majtët, të djathtët. Do të përfaqësojnë qytetarët, të ardhmen”, deklaroi Balluku.

Drejtuesja politike e PS-së për qarkun Dibër solli po ashtu në vëmendje se Rahim Spahiu pati një vit kohë që të tregonte veten dhe që qytatarët ta njihnin.

Kurse, ky i fundit tha për mikrofonin e A2 CNN se nuk i mbetet gjë tjetër tashmë veçse të vijojë punën për të çuar përpara projektet.

All - Paragraf - 6

Diferenca ishte e madhe, por ne e prisnim këtë rezultat. Qeveria ka bërë punë këtu. Kohët e fundit, vëmendja e qeverisë ka qenë nga Dibra”, shtoi ai.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Dibër Rahim Spahiu ka siguruar 16.061 vota, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka numëron 6432 vota dhe Naim Gazidede numëron 1236 vota. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos