Klouni i frikshëm hyn në festën e gabuar, rrihet nga fëmijët

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 10:44 | Lifestyle

Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar gjatë një feste Halloween-i në një shkollë fillore në Shtetet e Bashkuara.

Një person i maskuar si një kloun i frikshëm, personazh i një filmi horror, hyri në palestrën e shkollës dhe filloi të përshëndeste fëmijët, pasi ishte pjesë e organizimit.

Fëmijët u trembën pa masë dhe nisën të thërrisnin, por disa prej tyre, më të mëdhenj në moshë u bashkuan dhe nisën të qëllonin me grushte dhe shkelma klounin, i cili u kap i papërgatitur.

Videoja u shpërnda menjëherë online dhe brenda pak minutash u pa nga mijëra shikuese, shumë prej të cilëve e cilësuan si shakanë më të keqe për Halloween. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos