
Ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të vlefshëm për shprehjen e interesit si kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Janë 5 prokurorët që kanë shprehur interes, duke dorëzuar dokumentacionin. Bëhet fjalë për Moisi Dudën, nga Prokuroria e Apelit, Durrës; Zeqir Hoda, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Eloida Goxhi, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat; Albert Kuliçi, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë; Elona Avni Alvora, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.
Pas marrjes së miratimit nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve, do të caktohet menjëherë data e zhvillimit të mbledhjes së prokurorëve, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, për të zgjedhur anëtarët prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. (A2 Televizion)