Klubet e Serisë A njëzëri: Të kthehemi në fushë për të përfunduar sezonin

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 17:23 | Futboll
Klubet e Serisë A njëzëri: Të kthehemi në fushë

Pas diskutimeve të javëve të kaluara, kur gjysma e klubeve të Serisë A donin që të mos luanin më për këtë sezon, sot gjithçka ka ndryshuar.

Asambleja e Serisë A, e mbledhur sot përmes videokonferencës, votoi unanimisht për kthimin në fushë për të përfunduar sezonin aktual, gjithmonë nëse do ta lejojë qeveria.

“Rinisja e aktivitetit sportiv do të bëhet sipas udhëzimeve të FIFA-s dhe UEFA-s, atyre të Federatës Italiane të Futbollit dhe protokollit mjekësor”, lexohet në komunikatë.

Tashmë, kthimi në stërvitje i skuadrave dhe data e ndeshjeve do të varet nga qeveria italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos