Sezoni i pambyllur, shumë lojtarëve u mbarojnë kontratat në qershor! Reagon FIFA

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 11:43 | Futboll
Sezoni i pambyllur, shumë lojtarëve u mbarojnë kontratat në

Pandemia e koronavirusit e ka ndalur futbollin thuajse në të gjithë botën, prej më shumë se një muaji. Shumë vende tashmë janë duke parë dritë në fund të tunelit dhe ka filluar të mendohet seriozisht për rifillimin e kampionateve, të cilët nëse do të nisin pritet të zgjasin përtej qershorit.

Por mes shumë problemeve të tjera është edhe fakti që shumë lojtarëve u mbaron kontrata në fund të muajit qershor. Për të zgjidhur këtë problem ka reaguar edhe FIFA, e cila u ka dhënë të drejtë palëve të zgjasin kontratat e tyre të paktën deri në fund të këtij sezoni.

“Ne kemi dhënë miratimin tonë për zgjatjen e kontratave të paktën deri sa të përfundojnë ndeshjet e vlefshme për sezonin 2019-2020, pra me një apo dy muaj. Tani mbetet në duar të klubeve dhe lojtarëve që të arrijnë akordin për këtë çështje”, deklaroi zv. Presidenti i FIFA-s, Vincent Montagliani.

Kërkesa e klubeve nuk është plotësuar plotësisht, pasi ato kërkuan që kontratat të zgjateshin automatikisht deri në përfundim të sezonit, ndërsa tashmë duhet të negociojnë sërish me futbollistët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos