1400 tamponë që futbolli të rikthehet në fushë në Itali

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 15:10 | Futboll
1400 tamponë që futbolli të rikthehet në fushë në

Futbolli në Itali, hap pas hapi është duke ndërtuar një plan për të rifilluar seancat stërvitore për të luajtur më pas pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Baza e gjithçkaje është protokolli i mjekëve, i cili përcakton rregulla dhe masa paraprake për të shmangur virusin. Megjithatë, kjo nis me diçka që mund ta bllokojë ende pa filluar këtë fazë. Sportmediaset shkruan se është llogaritur që për të kryer testet të gjithë lojtarët dhe stafi nevojiten të paktën 1400 tamponë.

Por duke parë vështirësinë për të siguruar një numër të tillë tamponësh, kur ato mund të shërbejnë më shumë për bluzat e bardha që janë në vijën e parë apo për qytetarët në rrezik, atëherë nisja e stërvitjes më 4 maj vështirësohet shumë. Për të mos përmendur më tej faktin që kontrolli duhet të jetë sistematik, një herë në javë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos