Koalicioni PD-LSI, Rama: Pjesë e planit Meta-Berisha për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 13:35 | Politikë
Koalicioni PD-LSI, Rama: Pjesë e planit Meta-Berisha për të

Kryeministri Edi Rama e shikon marrëveshjen e firmosur dje mes PD-së dhe LSI-së si pjesë të planit të Ilir Metës dhe Sali Berishës për të lidhur Lulzim Bashën para zgjedhjeve, ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi.

“Me drejtësinë apo Ilir Metën? Me reformën në drejtësi apo Ilir Metën? Zgjedhje më të qartë dhe të drejtpërdrejtë për shqiptarët nuk mund të kenë më 25 prill dhe për këtë Meta duhet falënderuar. Përsa i përket marrjes së drejtimit të opozitës kjo besoj është e qartë për ata që mjaftojnë të shohin marrëveshjen e djeshme për të kuptuar planin, pse u firmos marrëveshja dje? Keni parë në ndonjë vend të botës? Ka parti që garojnë veç e veç, por mund ta lënë si opsion. Po pse firmosin marrëveshje noteriale? Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe Ilirit dhe pastaj ose për të marrë pushtetin për të shpërbërë reformën në drejtësi ose për të marrë kokën e Lulit. E duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve, është shumë e qartë”.

Për Ramën, problemi nuk qëndron tek Ilir Meta, por te Basha, që sipas tij nuk ka këllqe dhe as karakterin e një lideri.

“Por, problemi nuk është Ilir Meta në këtë pjesën e dytë problemi është Basha, që nuk ka këllqe s’ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanët i kap për veshësh. Por, nuk mund t’ia kërkojmë se nuk është lideri, por thjesht menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë me Ilir Metën e Sali Berishën dhe me një notere e përmbaruese, Monikën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos