17-vjeçar, pozon për foto në draftin e parë të NBA. Gjatë një dueli me një kundërshtar, në vitin 1996. Me babanë, Joe Bryant, në vitin 1996. Me Shaquille O’Neal në nëntor 1996. Duke bërë atë që dinte të bënte më mirë, kundër Neë York Knicks në vitin 1999. Me Shaquille O’Neal dhe legjendën tjetër të Lakers, Magic Johnson, pas titullit kampion në NBA në vitin 2000. Bryant pozon me trofeun e NBA në vitin 2002 pasi Lakers e fituan për herë të tretë. Allen Iverson i Philadelphia 76ers dhe Bryant, në fund të ndeshjes së dytë në finalen e NBA 2001. Kobe Bryant, viti 2006. Duke zhytur topin në kosh kundër Dallas Mavericks në vitin 2006. Me kombëtaren amerikane të basketbollit - Michael Redd, Bryant, Dwayne Wade, Lebron James dhe Deron Williams – duke festuar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Pekin 2008. Pasi ka marrë çmimin MVP për sezonin 2007-08. Me bashkëshorten Vanessa dhe vajzat Natalia dhe Gianna, në Kaliforni në vitin 2009. Duke luajtur kundër Denver Nuggets gjatë finaleve të Konferencës së Perëndimit në vitin 2009. Kundër Orlando Magic gjatë ndeshjes së pestë të finaleve të NBA të vitit 2009. Lakers fituan titullin e 15 atë vit, të parin pas vitit 2002. Me Presidentin Barack Obama dhe shokun e skuadrës Derek Fisher gjatë takimit pas titullit kampion të vitit 2009. Gjatë një ndeshjeje në vitin 2010 Kundër Sacramento Kings në “Staples Center” në vitin 2014. Bryant përshëndet turmën para ndeshjes kundër Utah Jazz, e fundit për të në NBA, në Los Angeles, viti 2016. Gjatë karrierës me Lakers ka mbajtur numrat 8 dhe 24. Të dy janë tërhequr nga skuadra. Duke përshëndetur fansat pasi del nga loja. Kobe Bryant me të bijën Gianna në dhjetor 2019. Ashtu si i ati, edhe ajo luante basketboll.
Jeta e një prej personazheve që kanë bërë historinë e NBA dhe sportit botëror. Kobe Bryant u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare pas një aksidenti me helikopter, ku vdiqën 9 persona në total, mes tyre edhe vajza 13-vjeçare e tij, Gianna. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )