Kodi Zgjedhor, Patozi: Do t'i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 15:37 | Politikë
Kodi Zgjedhor, Patozi: Do t'i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

Në një kohë kur forcat e mëdha politike po llogarisin pozicionet dhe formulat e daljes në zgjedhjet e 25 prillit, sipas Kodit të ri Zgjedhor, një forcë politike zgjedh rrugën e goditjes së Kodit në Gjykatën Kushtetuese. Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, tha në një deklaratë për median se ndryshimet në Kod ishin antikushtetuese.

“Kodi Zgjedhor i miratuar në mënyrë të njëanshme të hënën është tradhti ndaj shqiptarëve të shprehur qartë ndaj listave të hapura. Do t’i drejtohemi, menjëherë, Gjykatës Kushtetuese, sapo ndryshimet e miratuara të hënën të hyjnë në fuqi.

Për ne nuk ka shumë rëndësi fakti që shqyrtimi është i pamundur, pasi jemi të bindur se kurdo që të nisë funksionimi nuk ka vendim tjetër për të marrë, përveçse ta rrëzojë Kodin e Edi Ramës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos