
Të mërkurën në orën 11:00 në Komisionin e Ligjeve nis shqyrtimi nen për nen i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Kjo agjendë ishte përcaktuar të bëhej të martën, por dorëzimi pranë Këshillit Politik të projektit për hapjen e listave 100% në zgjedhjet e radhës parlamentare bëri që të shtyhet për një ditë më vonë.
Në rend dite janë tri drafte, i mazhorancës dhe dy nga opozita parlamentare, ndërkohë propozimi i opozitës së bashkuar pritet të shqyrtohet të enjten në Këshillin Politik.
Për këtë arsye edhe seanca e së enjtes u shty për të hënën e javës së ardhshme. Në këtë seancë pritej të hidheshin në votim ndryshimet, por kërkesat e ndërkombëtarëve, përfshi edhe PPE-në, mesa duket ka bërë të sajën për t’i dhënë më tepër kohë konsensusit. (A2 Televizion)