Kokaina me simbolet e Hitlerit kapet në Peru

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 21:15 | Bota

Policia e Perusë bën me dije se ka sekuestruar një sasi të madhe me lëndë narkotike të llojit kokainë gjatë një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me forcat e ushtrisë dhe rojet kufitare.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një kamion, teksa në qeset mbështjellëse të saj ishte stampuar flamuri i nazistëve dhe emri i Hitlerit.

Pas verifikimeve rezultoi se në kamion u gjetën më shumë se 58 kg kokainë tepër e pastër që mendohet se kishte destinacion Belgjikën.

Policia deklaroi se droga do të shitej me 50 mijë euro kilogrami në tregjet europiane, teksa në lidhje me simbolet e stampuar u shpreh se tregojnë organizatën kriminale që e transporton atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos