Kokaina nga Durrësi, ministri Çuçi: Hetim mes disa shteteve, u shkatërrua një rrjet i fuqishëm

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 21:27 | Kronikë
Kokaina nga Durrësi, ministri Çuçi: Hetim mes disa shteteve,

Ministri i Brendshëm shqiptar Bledi Çuçi ka reaguar ndaj operacionit që solli në evidentimin, në Lipjan të Kosovës, të rreth 400 kilogramë kokainë që kishin kaluar nga porti i Durrësit.

Sipas ministrit, operacioni përfaqëson goditjen “një tjetër dëshmi e suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës dhe provë e besimit të lartë të partnerëve te Policia e Shtetit. Hetimi profesional dhe intensiv mes disa shteteve na çoi në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm në fushën e narkotikëve”.

Për Çuçin, operacioni do të pasohet nga “operacione të tjera dhe goditje si kjo e fundit, për ta bërë Shqipërinë dhe rajonin një vend më të sigurt”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/17/kapja-e-400-kg-kokaine-policia-dhe-prokuroria-japin-detaje-te-operacionit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos