Kokaina që u bë oriz, 137 kg nga Ekuadori, SPAK kërkon 20 vjet e 8 muaj burg për dy vetë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 20:06 | Aktualitet

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 20 vjet e 8 muaj burg për dy persona të akuzuar për trafikim të 137 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Shqipëri. 18 vite burg është kërkuar për Altin Myslihakan, e cila nga gjykimi i shkurtuar shkon në 12 vjet, si dhe 13 vite për Ardian Bega, e cila shkon në 8 vjet e 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar. Së bashku me Gentian Malindin, për të cilin është veçuar dosja, ata akuzohen se janë personat që morën nga porti i Durrësit drogën, që ishte zëvendësuar në portin e Pireut, Greqi, me oriz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos