
Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi ata janë kapur me 7 kilogramë kokainë dhe dy kilogramë e gjysmë hashash.
Sipas mediave italiane, prej disa ditësh, hetuesit kishin vënë në sy lëvizjet e një shtetasi shqiptar 37-vjeçar, me precedentë.
Kur ai u largua nga Reggio për në Bolonjë, Policia kontrolloi shtëpinë e tij dhe të një bashkatdhetari, në San Bartolomeo në fshatin Reggio, ku ai kishte shkuar një ditë më parë.
Aty u arrestua një shtetas shqiptar 46-vjeçar. Edhe ai në makinën e tij kishte drogë dhe një pistoletë "Taurus" me numër serie të fshirë dhe 50 gëzhoja.
Ndërkohë, në shtëpi u gjetën edhe 2.6 kg hashash dhe 9290 euro cash. (A2 Televizion)