Përplasen dy makina në aksin Cërrik-Gramsh, tre persona të plagosur

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 15:58 | Kronikë
Përplasen dy makina në aksin Cërrik-Gramsh, tre persona të

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Cërrik-Gramsh, në fshatin Kaçivel, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

“Gramsh/Informacion paraprak: Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Kaçivel, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Gramsh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi S. B. dhe shtetasi D. K. (pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin S. B.), si dhe shtetasja B. M. (pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen K. M.), të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia e Gramshit. 

Blutë bëjnë me dije se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos