
Mbi 110 kilogramë kokainë e pastër u sekuestruan një ditë më parë nga policia italiane në portin e Katanias.
Droga, e ndarë në 96 blloqe, u gjet e fshehur në disa kontejnerë me fruta tropikale që vinte nga Ekuadori.
Doganierët vunë re se një kontejner kishte një saldim të parregullt në çati dhe falë ndërhyrjes së zjarrfikësve zbuluan ngarkesën e drogës.
Sipas autoriteteve lënda narkotike arrinte vlerën e 12 milionë eurove, ndërkohë që pas analizave të kryera rezultoi se ishte mbi 80% e pastër. (A2 Televizion)