Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendosi pranimin e padisë së Partisë Socialiste dhe shfuqizimin e vendimit të KAS në lidhje me listat e PD-së. Në bazë të këtij vendimi Partia Demokratike do të ketë 153 kandidatë në listën për zgjedhjet e 25 prillit. PD kishte paraqitur dokumentacionin me 222 kandidatë në listë, por që u hodh poshtë nga KQZ, duke miratuar 153 kandidatë. Përfaqësuesi i PS Eridian Salianji tha se KAS ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor, pasi numri i lartë i kandidatëve sjell problematika në garë dhe në procesin zgjedhor. (A2 Televizion)
Kolegji Zgjedhor shfuqizon vendimin e KAS, PD me 153 kandidatë në listë
