
Kolonia ndërkombëtare e piktorëve "Ditët e Mios" zhvilloi edicionin e saj të 12-të në Korçë. Kjo koloni ka bërë bashkë 40 piktorë vendas dhe të huaj të cilët zonat piktoreske të Korçës dhe rrethinave të saj i hodhën mbi telajo duke i ndërthurur me ngjyrat e vjeshtës.
Ky aktivitet u jep mundësinë piktorëve nga Polonia , Turqia, Greqia, Italia Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova për t'u njohur me peizazhet e pikat atraktive të rrethinave të Korçës të cilat kanë qenë inspirim edhe për të madhin Vangjush Mio.
Ekspozita qëndron e hapur për disa ditë për të mirëpritur artdashësit korçarë e jo vetëm. (A2 Televizion)