All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Komandanti rus u vetëvra pasi zbuloi se tanket janë të papërdorshëm”

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 08:34 | Bota
All - Paragraf - 1

Shërbimet inteligjente të Ukrainës pretendojnë se një komandant rus i një regjimenti tankesh, emri i të cilit nuk bëhet me dije, vrau veten sepse mjetet që njësia e tij kishte në rezervë ishin të papërdorshme.

Ministria e Mbrojtjes e Kievit deklaroi se komandanti i regjimentit të 13-të të tankeve brenda "Divizionit të 4-të të tankeve të Federatës Ruse" qëlloi veten për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pasi mësoi gjendjen e tankeve rezervë të njësisë.

All - Paragraf - 3

Sipas të njëjtit burim, tanket rezervë nuk ishin mirëmbajtur dhe shumë pjesë të tyre ishin vjedhur për shkak të metaleve të shtrenjta që ndodhen në to.

Kyiv tha se komandanti i Divizionit të 4-të vrau veten pasi mësoi se vetëm një në 10 tanke në ruajtje ishin pak a shumë operacionale duke sugjeruar se nëntë nga 10 ishin të papërdorshëm. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos