Komandot shqiptarë në stërvitjen më të madhe që pas Luftës së Ftohtë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2018, 08:37 | Aktualitet

“Trident Juncture 2018” ka nisur në Norvegji. Stërvitja më e madhe ushtarake që prej Luftës së Ftohë, me pjesëmarrjen e 50.000 trupave, 10.000 automjete, 65 anije, 250 aeroplanë nga 31 vende të NATO-s si dhe vende partnere.

https://www.youtube.com/watch?v=Vk3tkpOx4iI

Pjesë e kësaj stërvitje të madhe janë bërë edhe efektivët e Batalionit Komando të Forcës Tokësore shqiptare.

Qëllimi kryesor i “Trident Juncture 2018” është që të trajnojnë Forcën e Reagimit të NATO-s dhe të testojnë aftësitë e mbrojtjes së aleancës. NATO thotë se manovrat nuk janë akt agresioni dhe se ka ftuar Rusinë për të vëzhguar.

Në stërvitjen që pritet të zgjasë deri më 7 nëntor, NATO dhe aleatët pritet të shpalosin fuqinë e tyre.

Në stërvitje marrin pjesë 20 mijë forca tokësore, 24 mijë personel marine, 3.500 trupa nga forca ajrore dhe rreth 2.300 specialistë logjistike dhe personel nga një varg komandash të NATO-s. Më shumë se 10 mijë mjete marrin pjesë në manovra, e sipas ushtrisë norvegjeze, autokolona e tyre shkon në 92 kilometra. Rreth 250 avionë dhe 65 anije janë përfshirë po ashtu, mes të cilave edhe luftanija bërthamore amerikane “USS Harry S. Truman”. Pesë vendet kryesore kontribuuese janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Norvegjia, Britania dhe Suedia. Organizimi i një stërvitjeje të tillë ka qenë për NATO-n një telash jo i vogël, për shkak të logjistikës së konsiderueshme që është nevojitur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos