
Drejtori i Transportit Rrugor Arben Isaraji ka dhënë dorëheqjen nga posti pasi Gjykata ne Tiranës konfirmoi masën e arrestit me burg për vëllain e tij Altin Isaraji, për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike.
Altin Isaraji u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës pasi iu gjet në trup një pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, të cilën 45-vjeçari pretendonte se e kishte për përdorim personal. Por edhe pse vendimi pritet të apelohet nga avokati Eno Bushi, vëllai i të arrestuarit, Arben Isaraj, i paraqiti dorëheqjen ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Në letrën e dorëheqjes Isaraji thotë që po e bën këtë për të mos ndikuar në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, duke kërkuar mirëkuptimin e ministrit. (A2 Televizion)