Mbulohen nga tonelata me çimento, një i vdekur e një i plagosur në Elbasan

Nga A2 CNN
20 Tetor 2018, 10:20 | Aktualitet

Elbasani është tronditur të premten nga një aksident i rëndë në fabrikën e çimentos, ku një person mbeti i vdekur, ndërsa një tjetër i plagosur pas shembjes së një masivi çimentoje.

Mësohet se Musa Sula 56 vjeç është personi që ka humbur jetës pasi është zënë nga masivi i çimentos. Ai kishte 22 vite që punonte në këtë fabrikë. Ndërsa i plagosur ka mbetur Tomorr Mjekërzaku, 65 vjeç, i cili është dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mbrëmjen e së premtes, policia shoqëroi 10 persona, punonjës të fabrikës për t’i marrë në pyetje në lidhje me aksidentin tragjik.

Ndërkohë, mëngjesin e së shtunës është vënë në pranga nga policia tekniku dhe menaxheri i fabrikës. Policia ka zbardhur edhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë ku shkelja e rregullave teknike gjatë ushtrimit të detyrës ka rezultuar fatale për 56-vjeçarin.

Fabrika bëri dje me faj punonjësin që humbi jetën, por policia dhe inspektoriati po hetojnë kushtet e sigurisë në punë brenda fabrikës së çimentos.

Policia ka arrestuar ditën e sotme teknikun e ndërtimit Gëzim Jaçellari dhe menaxherin Gëzim Spaho, 66 vjeç, të dy banues në Elbasan. Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë V. J., 54 vjeç, banues në Elbasan, (inxhinier) dhe M.S., 52 vjeç, banues në Elbasan, (përgjegjës turni). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos