Kombëtare me dëshirë e ritëm, Shqipëria mposht Andorrën 0-3

Nga A2 CNN
25 Mars 2019, 22:38 | Futboll
Kombëtare me dëshirë e ritëm, Shqipëria mposht

Pas disa dështimesh radhazi, Kombëtarja shqiptare është rikthyer te fitorja dhe këtë e bëri pa Panuccin në stol, por me ish-ndihmësin e tij, Ervin Bulku. Kuqezinjtë triumfuan 0-3 në transfertën e Andorrës. Sadiku në pjesën e parë, Balaj dhe Abrashi në të dytën rikthyen Shqipërinë te triumfi.

https://a2news.com/2019/03/25/kapiteni-hysaj-rikthehemi-ne-shtepi-me-buzeqeshje/

Kombëtarja e nisi këtë transfertë me një tjetër ritëm krahasuar me takimet e fundit. Që në minutën e parë Uzuni ishte i pafat kur goditi traversën. Vetëm një minutë më pas, ndaj Armando Sadikut pati një ndërhyrje të gabuar brenda zonës, por arbitri hezitoi të akordonte një 11-metërsh të pastër.

Ndërkohë, goli u shënua në minutën e 21 nga Sadiku, i cili realizoi pas një gafe fatale të portierit vendas.

https://a2news.com/2019/03/25/kombetare-me-bulkun-ne-stol-trajneri-bera-detyren/

Në pjesën e dytë, Andorra kërkoi të reagonte duke provuar disa herë të kërcënonte portën e Berishës, por u treguan të paqartë në ndërtimin e aksioneve.

Në anën tjetër, edhe pse në avantazhin e një goli, trajneri Bulku nuk ngurroi të hidhte në fushën e lojës edhe Bekim Balën në krah të Sadikut. E shkodrani ishte ai që realizoi edhe golin e dytë. Në sekondat e fundit kishte vend edhe për një gol të Abrashit.

https://a2news.com/2019/03/25/sadiku-kundershtaret-ne-provokonin-fitorja-e-rendesishme-per-moralin/

Këto janë 3 pikët e para për Shqipërinë pas dy ndeshjeve në eliminatoret e Euro 2020, duke u ngjitur tashmë në renditje në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Islandën, e cila u mund mbrëmjen e sotme 4-0 nga Franca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos