Kombëtarja në moment të vështirë, tifozët nuk e braktisin

Nga A2 CNN
25 Mars 2019, 18:21 | Futboll
Kombëtarja në moment të vështirë, tifozët nuk e

Kombëtarja shqiptare i nisi eliminatoret e Euro 2020 në mënyrën më të keqe të mundshme. Humbja ndaj Turqisë e më pas edhe shkarkimi i trajnerit Panucci, vendim i cili erdhi pas një sërë rezultatesh të njëpasnjëshme negative.

Por edhe pse në një situatë të tillë, tifozët kuqezi nuk e braktisin për asnjë moment Kombëtaren e tyre.

Edhe në transfertën e Andorrës, Kombëtarja shqiptare pritet të ketë një mbështetje të konsiderueshme nga tifozët.

Ata kanë postuar foto në rrjetet sociale, ku konfirmojnë se do të jenë të pranishëm në këtë ndeshje delikate për Kombëtaren.

https://a2news.com/2019/03/25/reja-pranon-oferten-e-fshf-vendos-pas-andorres/

Në anën tjetër, me interes pritet të mësohet edhe emri i trajnerit të ri. Që pas shkarkimit të Panuccit u fol se drejtuesi më i ri do të ishte Edy Reja, i cili ditën e sotme ka konfirmuar kontaktet me FSHF dhe ka thënë se do të vendosë pikërisht pas ndeshjes me Andorrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos