Reja konfirmon kontaktet me FSHF: Vendos pas Andorrës

Nga A2 CNN
25 Mars 2019, 17:52 | Futboll
Reja konfirmon kontaktet me FSHF: Vendos pas Andorrës

Shqipëria do të drejtohet nga Ervin Bulku mbrëmjen e sotme në transfertën e Andorrës, por me shumë mundësi ditën e nesërme do të mësojë edhe emrin e trajnerit të ri.

Pas shkarkimit të Panuccit, u fol shumë se zëvendësuesi i tij do të ishte trajneri italian me përvojë Edy Reja, për të cilin tashmë mediat italiane kanë zbuluar të tjera detaje.

“Cittaceleste” konfirmon ofertën e FSHF për Rejan, ndërsa citon trajnerin: “Dje kam folur me drejtuesit e Federatës shqiptare dhe kam marrë 24 orë kohë për të vendosur”.

Duket se sonte, Ervin Bulku, duhet t’i japë 3 pikët e para skuadrës në eliminatore dhe njëkohësisht të bindë ish-trajnerin e Napolit dhe të Lazios se Shqipëria ka lojtarë të mirë dhe me ta mund të shkojë larg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos