
Kombëtarja kuqezi nuk ka humbur kohë pas humbjes në Islandë, duke vijuar përgatitjet për takimin ndaj Moldavisë.
Kontigjenti i lojtarëve ka qenë i njëjtë, ndërsa lajmi i mirë për trajnerin Edi Reja është rikthimi i Mërgim Mavrajt. Mbrojtësi shtatlartë ka lënë pas pezullimin me kartonë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Moldavia nuk do të ketë në dispozicion ndaj Shqipërisë lojtarin më të rëndësishëm dhe njëkohësisht kapitenin e skuadrës, mesfushorin Artur Ionita, i cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin ndaj Andorrës.
Shqipëri-Moldavi luhet këtë të martë në orën 20:45, në “Elbasan Arena”. (A2 Televizion)