Kombëtarja i sjell fat, mesfushori kuqezi shënon në Holandë golin e parë si profesionist

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 23:25 | Futboll

Konsiderohet si një nga talentet më të spikatur të mesfushës të lindur në Belgjikë.

Por edhe pse aty ka lindur 20 vjet më parë, Lindon Selahi ndihet shqiptar dhe për atë arsyeje përfaqëson Kombëtaren kuqezi, ku debutoi me Moldavinë.

https://a2news.com/2019/10/07/nga-ftesa-tek-kualifikimi-flasin-cikalleshi-e-selahi/

Thirrja në Kombëtaren e Edi Rejas i ka sjell fat të riut, që sot ka shënuar golin e tij të parë si profesionist, me fanellën e holandezëve të Twente, ku është transferuar këtë vit nga radhët e Standard Liege.

https://a2news.com/2019/06/07/lindon-selahi-zyrtarizohet-te-holandezet-e-twente/

Shqiptari shënoi në minutën e 42-të golin e tretë për ekipin e tij, në ndeshjen e fituar 4-1 ndaj Emmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos