Kombëtarja U21 sfidon Francën në prag të Austrisë

Nga A2 CNN
5 Shtator 2019, 17:21 | Futboll
Kombëtarja U21 sfidon Francën në prag të Austrisë

Francë-Shqipëri nis që mbrëmjen e sotme. Kombëtarja Shpresa do të sfidojë “gjelat” në një miqësore që i paraprin ndeshjes ndaj Austrisë të vlefshme për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçare.

Djemtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të kërkojnë të tregojnë vlerat përballë yjeve të Francës. Në të kaluarën dy përfaqësueset janë përballur vetëm një herë, në vitin 2017, ndeshje e cila u mbyll me fitoren e francezëve, 3-0.

Ndërkohë, takimi i rëndësishëm kundër Austrisë do të luhet më 9 shtator, në “Niko Dovana” të Durrësit.

Kuqezinjtë kanë vetëm dy pikë pas tre ndeshjesh të zhvilluara në grupin e tyre, ndërsa renditja kryesohet nga përfaqësuesja e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos