Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për kreun e KLP-së

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 14:38 | Politikë
Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për kreun e KLP-së

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për subjektin e rivlerësimit, Alfred Balla, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

"Komisioneri Publik konstaton se vendimi nr. 675/2023, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk gjen mbështetje në legjislacionin që normon procesin e rivlerësimit, duke arsyetuar se vazhdimi i procesit të rivlerësimit për subjektin, z. Alfred Balla, ishte parakusht i padiskutueshëm, për shkak se subjekti i rivlerësimit ushtron detyrën në një nga organet më të larta kushtetuese, ku ndërprerja e procesit të rivlerësimit parashikohet si pengesë ligjore për emërimin e tij për një periudhë 15-vjeçare." (A2 Televizion)

Deklarata e Komisionierit Publik

A2 CNN Livestream

Latest Videos