Zyrtarizohet kërkesa, Nisma Thurje kërkon nga KQZ formularët për mbledhjen e firmave për referendum

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 12:30 | Politikë
Zyrtarizohet kërkesa, Nisma Thurje kërkon nga KQZ formularët

Aktivistët e Nismës Thurje kanë zyrtarizuar kërkesën për nisjen e procedurave për mbledhjen e firmave për të kërkuar mbajtjen e një referendumi për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në një deklaratë nga selia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Endri Shabani, kreu i Nismës Thurje, njoftoi se dorëzuan kërkesën për marrjen e formularëve tip për mbledhjen e 50 mijë firmave dhe tashmë KQZ brenda 20 ditëve duhet t'u dorëzojë dokumentacionin.

“Shqipëria sot ka nevojë emergjente për një rotacion politik, i cili po mbahet peng me këtë sistem zgjedhor. Këtë betejë e nisëm në 2020 ku kishim një fitore të pjesshme. Ka ardhur koha t’i japim goditjen e fundit këtij sistemi që do të mund të lejojë rotacionin. I kemi kërkuar KQZ-së formularët tip të cilat duhet të na vihen në dispozicion brenda 20 ditësh dhe menjëherë do të nisim me mbledhjen e firmave”, tha Shabani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos