
Komisioni Evropian shpenzoi 2.75 milionë euro për foto dhe video të anëtarëve të tij nga fundi i vitit 2019 deri në prill 2020.
Shuma u bë publike në përgjigje të pyetjes së një nga eurodeputetëve nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Shpenzimet gjatë mandatit aktual parlamentar përfshijnë shuma për fotografë, ekipe video dhe grim.
"Mbulimi fotografik i aktiviteteve “të anëtarëve të Komisionit Evropian është i nevojshëm për të informuar qytetarët për punën e tij dhe për të siguruar transparencë”, sqaroi komisioneri për buxhet, Johannes Hahn.
Mirëpo, nuk jepet asnjë informacion i detajuar për shumat e shpenzuara nga secili prej 27 anëtarëve të Komisionit.
(A2 Televizion)