Varg festival, poezitë dhe portretet e shkrimtarëve këtë javë në Pogradec

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 16:26 | Aktualitet
Varg festival, poezitë dhe portretet e shkrimtarëve këtë

Varg festival është një nismë e re e qendrës kombëtare të librit dhe leximit që këtë kohë ka nisur të rrugëtojë me vargjet poetike kudo në Shqipëri.

Destinacionet e para kanë qenë aty ku pushuesit dhe poezia mund të jetojnë bukur bashkë.

Këtë javë ndalesa ishte në qytetin e Pogradecit, pranë shtatores së një prej poetëve më të dashur për shqiptarët.

Skënder Rusi dhe Eris Rusi kanë qenë shkrimtarët që kanë ndarë me dashamirësit e poezisë vargje të kësaj feste.

Varg Festival ka bërë bashkë jo vetëm vargjet por edhe imazhet e shkrimtarëve. Në Pogradec ka rrugëtuar edhe ekspozita e Roland Tashos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos