Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë votuan pro shkarkimit të Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, duke miratuar kështu propozimin e dorëzuar nga Qeveria pak ditë më parë. Vendimi do t’i kalojë Kuvendit për t’u miratuar në seancë plenare, por gjatë fjalës së tij në komision, ish-ministri i Financave tha se do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje deri në fund. “Akuzat tuaja janë të lehta për t’u hedhur poshtë dhe ballafaqimi në Gjykatën e Strasburgut është gjëja më e lehtë për mua”, tha Malaj. (A2 Televizion)
Komisioni i Ekonomisë e shkarkon nga BSH, Malaj: Gjëja më e lehtë ta çoj në Strasburg
