Komisioni i inceneratorëve, merren dëshmitë e para, ish-administratori: Më kanë vjedhur lekët

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 19:27 | Politikë
Komisioni i inceneratorëve, merren dëshmitë e para,

Komisioni për impiantet e trajtimit të mbetjeve nisi këtë të hënë seancën e pyetjes së dëshmitarëve.

E para që u pyet nga anëtarët ishte administratorja e inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, e cila në dëshminë që zgjati mbi dy orë, shkaktoi herë pas here debate dhe mes anëtarëve. 

I dyti në radhën e dëshmitarëve ishte ish-administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, i cili shkaktoi të qeshura në sallë, ndërsa në fund të seancës pati një kërkesë të padëgjuar për anëtarët.

Në fund të dy dëshmive, Partia Demokratike nxori konkluzionet e saj të para.

Në seancën e së hënës, përveç Myrtezanit dhe Kodrës, ishin parashikuar të dëshmonin dhe 3 qytetarë të tjerë, por dëshmia e tyre do të merret në ditët në vijim.

Në total, nga Komisioni Hetimor pritet të pyeten 28 persona, mes tyre dhe kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos